Përdorime të jashtëzakonshme të uthullës së mollës

Përdorime të jashtëzakonshme të uthullës së mollës

0
SHPËRNDAJE

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Uthulla e mollës është një produkt që nuk kufizohet vetëm me përdorimin në kuzhinë. Ajo është një ndër ingredientët më të përdorur nga modelja Miranda Kerr dhe aktorja Megan Fox , për të cilën betohen se përmirëson shëndetin e tyre.

E pranishme në çdo supermarket dhe dyqan ushqimesh, ekspertët mendojnë se është një nga lëngjet acidike me më shumë përfitime shëndetësore dhe kozmetike.

Nga përdorimi i saj si tonifikues për fytyrën, deri tek rënia në peshë dhe  zbardhja e dhëmbëve, uthulla e mollës është një nga produktet më të gjithanshme, të dobishme dhe të lirë që mund të gjeni në treg.

Ja cilat janë disa nga përdorimet më të mira të këtij produkti:

Ndihmon me tretjen: Përzieni 2 lugë çaji uthull molle me ujë dhe 1 lugë gjelle xhenxhefil të freskët për të lehtësuar tretjen dhe probleme të tjera me stomakun (acidin refluks, kapsllëkun, të përzierat etj).

Për të ndalur lemzën: Uthulla e mollës ka një shije aq ë fortë sa shumë njerëz thonë se ajo mund të ndalojë menjëherë lemzën.

Largoni erën e keqe nga goja: Bëni gargare me një lugë çaji uthull molle të holluar në ujë për 10 sekonda për të larguar erën e keqe nga goja.

Për t’u dhënë shkëlqim flokëve – I spërkatni pak flokët me uthull molle para se t’i lani me shampo në mënyrë që t’u jepni më shkëlqim.

Për të zbardhur dhëmbët: Gargare me uthull molle dhe ujë çdo mëngjes është mënyra perfekte për të hequr njollat nga dhëmbët dhe pastruar mishrat e dhëmbëve në mënyrë natyrale.

Në gatime të ndryshme: Mund ta përdorni uthullën e mollës në sallatë ose për të marinar biftekun.

Për të luftuar njollat në fytyrë: Uthulla e mollës ka veti antibakteriale, prandaj përdoret si tonifikues për lëkurën, për të mbajtur të balancuar nivelet  e pehashit dhe mbrojtur  atë. Profesionistët e bukurisë e rekomandojnë uthullën e mollës si një pastrues natyral për fytyrën, për heqjen e njollave dhe hapjen e poreve. Mund të hidhni pak uthull molle kur laheni në vaskë që të largoni toksinat nga lëkura.

 Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

Burimi: shendeti.com.al