Merrni hollues gjaku? Evitoni këto ushqime

Merrni hollues gjaku? Evitoni këto ushqime

0
SHPËRNDAJE

Blerina Bombaj, dietologe

Gjatë një trajtimi me hollues gjaku (warfarine, coumadine), duhet bërë​ kujdes i veçantë me ushqimet që përmbajnë vitaminë K me shumicë, pasi kjo e fundit, mund të pengojë veprimtarinë e tyre. Ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës K janë:

  • Spinaq
  • Lakër jeshile
  • Pazi
  • Qepë e njomë
  • Majdanoz
  • Lakër Brukseli
  • Brokoli
  • Lakër
  • Shparg

Ushqimet që përmbajnë më pak vitaminë K janë:

  • Domatet
  •  Specat
  • Karotat
  • Lulelakra
  • Kungulli
  • Patatet
  • Sallata jeshile – iceberg

Ushqime të tjera që duhet të evitoni nëse merrni hollues gjaku

  • Alkooli: eliminojeni ose konsumojeni rrallë dhe në doza të vogla.
  • Lëngu i qitros: është mirë të evitohet.
  • Çaji jeshil: konkurron me varfarinën kështu që duhet evituar
  • Lëngu i thanave: mund të rrisë rrezikun për hemoragji.

Burimi: shendeti.com.al