Partizani-Kukësi, gjykon slloveni Jug

Partizani-Kukësi, gjykon slloveni Jug

0
SHPËRNDAJE

Do të jetë arbitri slloven, Matej Jug njeriu që do të vendosë drejtësi në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 32 të Kategorisë Superiore dhe ndoshta të gjithë sezonit mes Partizanit dhe Kukësit që do të luhet të premten në orën 19:00. Arbitri slloven i anëtrarësuar në FIFA që në vitin 2007 ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe është një nga emrat më të lakuar në rrethet e arbitrimit botëror.  JUg nuk është një njohje e re për shqiptarët pasi ishte ai njeriu që drejtoi ndeshjen miqësore të vitit 2016 në “Loro Boriçi” mes Shqipërisë dhe Marokut e mbyllur në barazim pa gola, ndërsa në në sfidën Itali-Shqipëri ai ishte i pranishëm si arbitër i katërt. Në rang kombëtaresh ai ka vendosuer drejtesi gjatë eliminatoreve të Botërorit 2018 në sfidën Republikë Çeke-Azerbajxhan, ndërsa në Europa League dhe Champions League është një nga arbitrat më të aktivizuar me 6 ndeshje zyrtare gjatë këtij sezoni. Në total, Jug numëron 70 ndeshje të drejtuara si arbitër i parë në arenën ndërkombëtare dhe ka nje mesatare të lartë të kartonëve të verdhë, plot 273, ndërsa të kuq 12. Në bazë të statistikave, Jug tregon për çdo ndeshje mesatarisht 3.9 kartonë të verdhë, çka do të thotë se lojtarët në sfidën Partizani-Kukësi duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos penalizuar skuadrat e tyre.

Burimi: supersport.al