“Të futi Nano në politikë”, Rama ia kthen komentuesit: O i shkreti...

“Të futi Nano në politikë”, Rama ia kthen komentuesit: O i shkreti ti, ta ka mpirë trurin SHQUP-i

0
SHPËRNDAJE

Nuk janë të paktat rastet kur kryeministri Edi Rama i kthen përgjigje komentuesve në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Sapo kreu i qeverisë postoi disa foto nga takimi që zhvilloi dje në Durrës, qytetarët nisën të komentonin, ku disa e përkrahnin dhe disa e akuzonin. Mes komenteve spikat ai i një komentuesi i cili thotë Ramës se në politikë e futi ish-kryeministri dhe themeluesi i PS-së, Fatos Nano. Fill pas kësaj e menjëhershme ka qenë dhe kundërpërgjigja e Ramës.

 “O i shkreti ti i shkreti ti, i shkreti ti qe ta paska mpire trurin krejt Shqupi e ta paska futur koken ne Cader! Shko ne shkolle cun se je ne kohe dhe lexo te behesh i zoti vetes, se pasuria eshte dije dhe dijen s’ta fal zoti, zoti te fal trurin qe ta mbushesh me dije! Dhe merr shembullin e prinderve mos i tradheto prinderit qe te kane rritur me sakrifica, po respektoji duke folur me edukate se edukata te duhet per vete jo per mua o cun.”, shkruan Rama në komentin e tij.

Burimi: tiranaobserver.al