Skënderbeu nuk e njeh “frikën” e fushës në Lac

Skënderbeu nuk e njeh “frikën” e fushës në Lac

0
SHPËRNDAJE

Në javët e fundit të kampionat, faktori fushë konsiderohet shumë i rëndësishëm për marrjen e pikëve të duhura për arritjen e objektivit, sidomos për Lacin, që konsiderohet një kockë e fortë në shtëpinë e tij për cdo kundërshtar. Të dielën kurbinasit do të presin kampionët në fuqi të Skënderbeut, por në këtë rast efekti fushë nëse u referohesh statistikave, është negativ për ekipin që aktualisht drejtohet nga Bledar Sinella. Që nga viti sezoni 2009 – 2010, kur të dy ekipet u ngjitën në kateorinë Sueriore, janë përballur në total në 38 takime në të gjitha kompeticionet, vetëm në kampionat 24 herë. Për shkak të stukturave të ndryshme që ka patur kampionati, në Lac janë zhvilluar 10 takime, ndërsa në Korcë 14 përballje.

Kuptohet që në bilancin e përgjithshëm Skënderbeu është ndjeshëm favorit ne 17 fitore, 3 barazime dhe katër humbje, por këto statistika tregojnë se bardhekuqtë janë superiore edhe në ndeshjet e luajtura në transfertë.  Në 10 sfida të zhvilluara në Lac për kampionat, Skënderbeu ka mundur të marrë pikët maksimale në 5 raste, 3 herë kanë fituar kurbinasit ndërsa 2 përballje të tjera nuk kanë nxjerrë fitues. Asnjë skuadër tjetër e Superiores nuk ka një bilanc kaq pozitiv me bardhezinjtë në fushën e këtyre të fundit. Edhe në këtë sezon, Laci nuk ka mundur të marrë qoftë një pikë me kamiont në fuqi, të cilët do të këkrojnë medoeos maksimumin edhe në përplasjen e fundit sezonale për të mbetur në lojë për titullin kampion. Faktori fushë, sipas statistikave nuk favorizon Lacin.

Burimi: supersport.al