“Limitless”, sekuestrohen 540 fidanë dhe 300 bimë kanabis

“Limitless”, sekuestrohen 540 fidanë dhe 300 bimë kanabis

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar operacionin e koduat “LIMITLESS” në kuadër të të cilit janë sekuestruar 540 fidanë dhe 300 bimë në gjendje të tharë, lëndë narkotike kanabis sativa dhe 1 armë zjarri si dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasi A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe  L. A., 19 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në bashkëpunim.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: Gj. M., 62 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë Shkodër, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në bashkëpunim.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen “Gag” të fshatit Gimaj, Njësia Administrative Shalë Shkodër, u konstatuan tre parcela të ndryshme ku ishin kultivuar 540 rrënjë fidanë të dyshuar të llojit kanabis sativa.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit A.M. janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e proves materiale një armë zjarri model 56 me një krehër me 30 fishekë dhe 300 bimë në gjendje të tharë e dyshuar si kanabis sativa. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi:

  1. A, 49 vjeç, banues në Abat, Njësia Administrative Bashkia Shkodër, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Shalë për veprën penale “Moskallzim krimi”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

20 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com