Koha më e rrezikshme për të lindur – si për nënën ashtu...

Koha më e rrezikshme për të lindur – si për nënën ashtu edhe bebin

0
SHPËRNDAJE

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një thirrje për të gjitha gratë shtatzënë – zbulohet koha më e rrezikshme kur ju mund të lindni.

Tragjeditë gjatë lindjes ka më shumë mundësi që të ndodhin nëse mamia është në orën e 9 të turnit, thonë shkencëtarët.

Kjo ndodh kur rreziku i humbjes së gjakut të nënës dhe niveli i ulët i oksigjenit në mitër është më i lartë, thuhet në studim. Hulumtuesit shkencorë thonë se kjo mund të ndodhë për shkak të lodhjes së obstetërve, të cilët mund të humbasin sinjalet e vogla shqetësuese që mund të ndodhin.

Megjithatë, Universiteti i Teksasit në Austin, zbulon se rreziku ishte i ulët në fund të turnit 12-orësh, kur dhe ata duhet të jenë edhe më të lodhur.

Ekspertët thonë se kjo mund të ndodhë pasi ata i kalojnë rastet më të komplikuara kolegëve që sapo nisin turnin.

“Janë bërë shumë studime lidhur me kohën e lindjes, por askush nuk e kishte vërejtur më parë nëse ka një lidhje me lodhjen e doktorëve”, thotë autori kryesor James Scott.  Ai thotë se në orën e nëntë, rreziku i humbjes së gjakut të nënës shkon në 1.5 litra, pra rritet me 30%.

Ndërsa pehashi arterial, i njohur dhe si një shënues i shqetësimeve foshnjore, ka rrezik që gjatë kësaj kohe të bjerë në 7.1. Normalisht, për një  fëmijë të shëndetshëm, pehashi duhet të jetë mes 7.3 dhe 7.4.

Gjatë studimit u vëzhguan 24.506 lindje të paplanifikuara në Britani mes viteve 2008 dhe 2013. Të gjithë obstetrit monitoruan punonjësit që asistonin në të njëjtën lindje dhe që punonin kryesisht me turne 12-orësh për pesë vjet.

Studimi nuk tregoi ndonjë ndryshim domethënës mes lindjeve që ndodhnin ditën apo natën.

Në mënyrë të ngjashme, nuk u gjetën ndryshime nga një ditë javë dhe në fundjave, qoftë lindje natyrale, qoftë cezariane, apo edhe nëse doktori ishte i ri apo me përvojë. Studimi u publikua në Revistën Amerikane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Burimi: shendeti.com.al