Gjendet i mbytur në kanal 79-vjeçari i zhdukur një ditë më parë

Gjendet i mbytur në kanal 79-vjeçari i zhdukur një ditë më parë

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Disa orë pas apelit për ndihmë, policia njofton se  rreth orës 15:30, në fshatin Gosë,  i moshuari është gjetur i mbytur në një kanal vaditës. Kanë qenë familjarët ata që e gjetën të pajetë shtetasin Nexhip Minga, 78 vjeç, banues në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

Ky shtetas ishte larguar nga banesa ditën e djeshme dhe  ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore (sklerozë). Nuk vihen re shenja dhune dhe trupi i pajetë është dërguar në morg për kryerjen e autopsisë nga specialist të mjekësisë ligjore. Policia është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më herët policia publikoi foton e Nexhip Mingaj, i gjatë rreth 1.70 cm dhe veshur me një pallto dhe një kaple të zezë.

 

20 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com