Aksident në aksin Peshkopi-Bulqizë, plagosen rëndë motër e vëlla

Aksident në aksin Peshkopi-Bulqizë, plagosen rëndë motër e vëlla

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, ku kanë mbetur të plagosur rëndë motër e vëlla.

Sipas policisë, automjeti tip Benz me targa AA 144 OR, me drejtues shtetasin J.D, 20 vjeç, banues në Bulqizë, si pasojë e humbjes së kontrollit është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka dalë nga rruga.

Në automjet udhëtonte edhe motra e drejtuesit të mjetit shtetasja S.D, 23 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes me bordurën dhe daljes nga rruga të automjetit, është dëmtuar rëndë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku pas ndihmës së parë mjekësore, motra e drejtuesit të mjetit S.D. është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, shoferi po transportohet me ambulancë drejt Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com