Vlorë, një i vdekur dhe tre të plagosur pas një sherri me...

Vlorë, një i vdekur dhe tre të plagosur pas një sherri me armë në lokal

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur pas një përplasje me armë zjarri në qytetin e Vlorës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në  Ujin e Ftohtë. Në momentin e ngjarjes lokali ka qenë i mbipopulluar çka ka shkatuar panik.

Nga të plagosurit, dy janë meshkuj dhe një femër. Njëri prej tyre thuhet se është muzikant në lokal. Ngjarja thuhet se ka ndodhur pas pas një sherri në lokal çka ka sjellë edhe përplasjen me arme midis dy grupeve. Motivet mbeten ende të paqarta.

Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër. Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore: 1. F.H., 28 vjeç. 2. A.L., 26 vjeçe. 3. A.Ll., 32 vjeç. Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në ldhje me sqarimin e rrethanave.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

Njëri nga personat është qëlluar në parkingun e lokalit. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e sulmit me armë.

21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)

 

Burimi: gazeta-shqip.com