Tirana në Europë vetëm nëse fiton Kupën

Tirana në Europë vetëm nëse fiton Kupën

0
SHPËRNDAJE

Tirana finaliste e Kupës së Shqipërisë kundër Skënderbeut, ne një skenar të ngjashëms ezonin e shkuar, do të ishte kualifikuar automatikisht për në Europa League, por kujdes, jo këtë sezon kur rregullorja ka ndryshuar. Rregullorja e veprimtarisë futbollistike për sezonin 2016-2017 qartëson situatën përsa u përket zerave të ditëve të fundit që kanë krijuar një amulli rreth çështjes së skuadrës së katërt që do të presë biletën europiane. Në nenin 91 pika “E” të rregullores bëhet e qartë se skuadra bardheblu nuk e siguron të drejtën për të marrë pjesë në Europa League si finaliste e Kupës së Shqipërisë, por këtë të drejtë mund ta fitojë vetëm nëse arrin ta ngrejë në qiell trofeun që do të diskutohet me Skënderbeun në finalen e 31 Majit në “Elbasan Arena”. Në rast se do të jenë korçarët fitues të trofeut, atëherë në Europë do të kualifikhet skuadra e vendit të katërt në klasifikimin e përgjithshëm të sezonit 2016-2017 në Kategorinë Superiore. “Nëse klubi i futbollit i shpallur kampion i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, për Kategorinë Superiore, për sezonin futbollistik 2016-2017, shpallet njëkohësisht edhe fitues i Kupës së Shqipërisë 2016-2017, atëherë klubi i futbollit i renditur në vendin 4 (katërt) në klasifikimin e Përgjithshëm përfundimtar të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, për Kategorinë Superiore, për sezonin 2016-2017, do të marrë pjesë në “UEFA Europa League”, në turin e Parë Paraeleminator”, theksohet në rregullore. Një sqarim që nuk lë vend për interpretime, Tirana duhet ta kërkojë Europën vetëm nëpërmjet Kupës, ndërsa skuadrat në garë për vendin e katërt do të mbeten në pritje të rezultatit të finales me shpresën se Skënderbeu do t’u bëjë dhuratën e madhe të sezonit.

Burimi: supersport.al