Studim: Biçikleta ul rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës

Studim: Biçikleta ul rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës

0
SHPËRNDAJE

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Do të jetosh më gjatë? Të ulësh rrezikun e zhvillimit të kancerit? Dhe sëmundjeve të zemrës? Atëherë shko në punë me biçikletë.

Një studim i fundit ka zbuluar se përdorimi i këtij mjeti me dy rrota përgjysmon rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Studimi 5-vjeçar, ku janë përfshirë 250 mijë britanikë, tregon gjithashtu se ecja ka më shumë përfitime se qëndrimi ulur në transportin publik apo përdorimi i makinës.

Gjatë studimit u krahasuan njerëzit që ishin aktivë gjatë ecjes me ata që qëndronin shumicën e kohës palëvizur gjatë vajtjes për në punë.

Nga të gjithë personat që u përfshinë në studim, 2430 prej tyre ndërruan jetë, 3,748 u diagnostikuan me kancer dhe 1,110 kishin probleme me zemrën.

Gjatë periudhës së studimit, shkencëtarët zbuluan se ngasja rregullisht e biçikletës uli rrezikun e vdekjes nga çdo shkaktar me 41%, nga kanceri me 45% dhe sëmundjet e zemrës me 46%.

“Kjo është një e dhënë realisht e saktë që tregon se njerëzit që cilët udhëtojnë në një mënyrë aktive, veçanërisht me biçikletë, janë më pak të rrezikuar”, tregon për BBC dr. Jason Gill, profesor në Universitetin Glasgow.

Çiklizmi mendohet të jetë më mirë se ecja, duke qenë se ky ushtrim është njëkohësisht edhe më i gjatë dhe më intensiv.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Burimi: shendeti.com.al