Rama, të rinjve: Ju keni Mesin dhe Neimarin, ata kanë Saliun dhe...

Rama, të rinjve: Ju keni Mesin dhe Neimarin, ata kanë Saliun dhe Lulin!

0
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me votuesit e rinj në qytetin e Durrësit, ndërsa përcolli ironi për opozitën dhe mbështetësit e saj, duke marrë shkas edhe nga ndeshja e mbrëmshme mes Barcelonës dhe Juventusit.

“Kam një fjalë për tifozët e Barcelonës. Mos u mërzisni fare, sepse ju keni Mesin, ata kanë Saliun, ju keni Neimarin, ata kanë Lulin. As tifozët e Bayern nuk duhet të mërziten. Për Realin shohim e bëjmë më vonë. Flasim për këto që kanë mërzitur shokët tanë. Futbolli është shfaqje, ne të gjithë jemi spektatorë të shfaqjes. Nuk ka rëndësi kush fiton dhe kush humbi, por kënaqësia. Ndërkohë që beteja për  18 qershorin nuk është shfaqje dhe ne nuk jemi spektatorë.

Ne jemi të gjithë lojtarë, në një fushë ku beteja bëhet për Shqipërinë që duam, për Shqipërinë që duam me punë, për Shqipërinë ku prindërit tuaj që punojnë në shtet duhet të marrin dhe më shumë se sa marrin me pagat e rritura se qeveria jonë.

Ku prindërit tuaj që punojnë në privat duhet të marrin edhe më shumë. Kjo është beteja e 18 qershorit. Beteja e 18 qershorit është beteja e gjithë vajzave dhe gjithë djemve që duan të shkojnë në Universitet”, tha Rama.

Në fund të fjalës, kryeministri Rama i tha të rinjve se opozita mund të rrijë në çadër sa të dojë: “Ata le të rrinë sa të duan në çadër, ne do të vazhdojmë rrugën tonë duke ndjekur yjet e qiellit të Shqipërisë”.

Burimi: tiranaobserver.al