PS-LSI, skenar për zgjedhje të parakohshme? Meta i përgjigjet Blushit

PS-LSI, skenar për zgjedhje të parakohshme? Meta i përgjigjet Blushit

0
SHPËRNDAJE

Kreu i LIBRA, Ben Blushi deklaroi sot në Parlament se duke djegur me shpejtësi pesë raundet e zgjedhjes së Presidentit, PS dhe LSI po tentojnë të çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Do shkoni në zgjedhje të parakohshme duke mos zgjedhur Presidentin? Do kapni afatet? Kjo është fatale. Doni ta zgjidhni Presidentin pas zgjedhjeve? Mundet. Doni të shtyni 18 qershorin me zgjedhje të parakohshme. Këtë e keni në dorë. Do shkoni në koalicion prapë? Jeni të bindur që me zgjedhje të parakohshme ata që janë në çadër do vijnë? Nuk besoj. Ua kam shpjeguar çfarë ndodh nëse në 18 Qershor disa parti nuk marrin pjesë. PS merr 120 mandate. PD duhet të kthehet dhe të marrë pjesë në zgjedhje me çdo kusht. Siç do marrë pjesë në zgjedhje LIBRA”, tha Blushi.

Akuzave të Blushit iu është përgjigjur kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Ai tha se si kërkesa për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve, ashtu edhe mosnxjerrja e kandidatëve për President bëhet për ti hapur rrugë dialogut me opozitën.

Unë nuk marr përsipër të interpretoj çështjet e procedurave, pasi mund të shprehet Kolegji dhe KQZ. Dëshira dhe vullneti ka qenë për të tentuar një krizë shumë më të madhe sesa ajo proceduriale, për ti dhënë një mundësi PD-së dhe partive të tjera që të përfshihen në garën e zgjedhjeve të 18 qershorit. Edhe për çështjen e Presidentit qëllimi nuk ka qenë për të dështuar raundet. Mosparaqitja e kandidatëve ka qenë për ti dhënë një mundësi dialogut me opozitën. Është në interes të vendit që zgjedhjet të bëhen me opozitën”, u shpreh Meta.

 

Burimi: tiranaobserver.al