Lezhë, makina bie në kanal; humb jetën i riu

Lezhë, makina bie në kanal; humb jetën i riu

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Aksidentohet për vdekje një djalë i ri në Lezhë. Mëngjesin e sotëm, një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal me ujë.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit rreth moshës 32- vjeçare, me iniciale E.N. Nga dyshimet paraprake, mendohet se viktima ka gjetur vdekjen i mbytur nga uji, për shkak të bllokimit brenda mjetit në kanal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Tale, ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

20 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com