Lazio, Strakosha titullar edhe në 2 ndeshjet e radhës

Lazio, Strakosha titullar edhe në 2 ndeshjet e radhës

0
SHPËRNDAJE

Federicho Marchetti nuk është ende gati për t’u rikthyer në portën e Lazios dhe në këtë mënyrë, Strakosha do të vazhjdojë të qëndrojë në katëqrkëndëshin bardhekaltër edhe për të paktën dy ndeshjet e radhës. Konfirmimi vjen nga vetë numri 1 i Lazios, i cili deklarian për mediat italiane se po punon për t’u rikthyer sa më parë në fushën e blertë por kjo nuk do të ndodhë për të paktën edhe 20 ditë. Stafi mjekësor i klubit roman e cilëson pozitiv rikuperimin e Manchetit pas ndërhyrjes kirurgjikale ndërsa gjatë kësaj fundjave ai mund të vihet nën urdhrat e Inzaghit edhe pse jo në kapacitet të plot. Lazio shpreson ta ketë në diszoicion pas tre javësh, ose të paktën për finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit.

Në këtë mënyrë, Strakosha merr një asist të rëndësishëm pasi ai do të mbrojë portën në transfertën e Palermos por edhe në derbin e Romës pas dy javëve. Përsa i përket  çështjes së rinovimit të kontratës, Lazio dhe Marchetti nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët por ai mund të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm për të ndihmuar sa më shumë në rritjen e Strakoshës, i cili projektoihet titullar. Inzaghi beson te aftësitë e 22-vjeçarit kuqezi i cili dha një kontribut të madh në suksesin që Lazio regjistroi ndaj Romës në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Gjatë këtij sezoni, Strakosha është aktiviauar 16 ndeshje në kampionat, 1 më pak se Marchetti dhe 3 ndeshje në Kupën e Italisë.

Burimi: supersport.al