Jeni gjithmonë të uritur? Ky ingredient i vetëm mund të jetë fajtori

Jeni gjithmonë të uritur? Ky ingredient i vetëm mund të jetë fajtori

0
SHPËRNDAJE

Të gjithë e dimë që ushqimet e kripura na shtojnë etjen. Por, sipas një studimi të ri, nëse njerëzit e rrisin dozën e sodiumit në terma më afatgjatë, ata në fakt konsumojnë më pak ujë.

Dhe ky nuk është i vetmi zbulim surprizues i këtij studimi: Nivelet e larta të sodiumit rrisin gjithashtu ndjesinë e urisë, thonë autorët. Kjo mund të shpjegojë faktin që dietat e pasura në kripë çojnë në shtim në peshë.

Ekspertët thonë se ky zbulim bie në kundërshtim me intuitën – se ushqimet me kripë shtojnë oreksin dhe largojnë etjen.

Në studimin e kryer nga një grup shkencëtarësh nga Gjermania dhe SHBA u përfshinë 10 burra, të cilët ndoqën një dietë të kontrolluar për 205 ditë. Gjatë kësaj periudhe ata konsumuan më pak ujë dhe mbajtën më shumë lëngje në trup, pavarësisht se prodhonin më shumë urinë. Ata raportuan gjithashtu se ishin më të uritur në rastet kur ushqimet e tyre përmbanin shumë kripë.

Ky studim u përsërit edhe tek minjtë dhe pati të njëjtat rezultate- ata që ndoqën një dietë të lartë në kripë konsumonin më pak ujë dhe ishin më të uritur.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Burimi: shendeti.com.al