Hallaci: Tirana emër i madh, por në Kukës nuk gabojmë më

Hallaci: Tirana emër i madh, por në Kukës nuk gabojmë më

0
SHPËRNDAJE

Barazimi ndaj Vllaznisë ishte vetëm një aksident, sepse në Durrës ndaj Teutës, Kukësi u rikthye te fitorja në kampionat duke rimarrë vendin parë, pozicion që e ka mbajtur për pjesën më të madhe të këtij sezoni.Verilindorët tashmë e kanë vetë në dorë fatin e tyre. E ka të qartë dicka të tillë, kapiteni Rrahman Hallaci i cili ka besim se Kukësi do ti bëjë një mbyllje fantastike këtij sezoni duke fituar në fund titullin e shumëdëshiruar. Mbrojtësi 33-vjecar nuk nguron të paralajmërojë Tiranën dhe Lacin se ne Zeqir Ymeri do ta kenë të pamundur të marrin pikë.

Kundërshtari i rradhës në kampionat është Tirana. Pavarisht vështirësive, që po kalojnë bardheblutë, Hallaci e vlerëson maksimalisht skuadrën e Mirel Josës, ndërsa shton se mungesat e shumta në mbrotje mund të ndihen në këtë sfidë te Kukësi.

Pas 2 sfidave shtëpiake ndaj Tiranës dhe Lacit, Kukësi do të ketë ndeshjen që mund të vendosë ndoshta fatet e këtij sezoni. Skuadra e Ernest Gjokës, do të sfidojë në kryeqytet Partizanin në një përballje të drejtpërdrejtë për titullin. Hallaci është i sigurtë se verilindorët në 2 javët e ardhshme do të hedhin një hap të madh përpara drejt titullit dhe ndaj të Kuqëve mund tu mjaftojë dhe një barazim, edhe pse prioritet në kampin kukësian mbetet sfida ndaj Tiranës.

Burimi: supersport.al