Dëmtohet Ajeti, humbet sfidën me Chievon

Dëmtohet Ajeti, humbet sfidën me Chievon

0
SHPËRNDAJE

Arlind Ajeti dëmtohet sërish. Pas atij lëndimi, që e detyroi të humbiste fillimin e sezonit por edhe sfidat e kombëtares shqiptare ndaj Maqedonisë, Lihtenshtejnit dhe Spanjës, 23-vjecari ka marrë një tjetër goditje duke humbur kështu sfidën e rradhës në kampionat që Torino do të ketë ndaj Chievos. Pas dhimbjeve që ndjeu në pulpë në fillimin e kësaj jave, nga analizat të cilave u është nënshtruar mbrojtësit, është zbuluar edhe shkalla dëmtimit të Ajetit. Kuqeziu vuan disa shqetësime në muskulin e pulpës së këmbës së djathtë dhe sipas asaj që raporton klubi i Torinos në faqen zyrtare, koha e rikuperimit të ish lojtarit të Frosinones do të vlerësohet ditë pas dite.

Është e sigurtë mungesa e Ajetit në takimin e kësaj fundjave ndaj Chievos ndeshje në të cilën trajneri i skuadrës Granata Sinisa Mihajlovic do të ketë shumë mungesa në repartin e prapavijës. Në transfertën e Veronës, Torino nuk do të ketë në dispozicion edhe tre mbrojtës të tjerë,  brazilianët Castan e Carlao si dhe Christian Molinaron. Duke parë këto mungesa prezenca e Ajetit ishte domosdoshme në këtë sfidë me trajnerin Mihajlovic që ishte gati ta aktivizonte titullar 23-vjecarin shqiptar.  Për shkak edhe të dëmtimeve të shpeshta, ky sezon nuk ka rezultuar shumë pozitiv për Arlind Ajetin i cili në Serinë A ka luajtur në total vetëm 4 ndeshje me fanellën e Torinos, 3 prej tyre si titullar, teksa ka arritur të realizojë dhe 1 gol në fitoren me shifrat 5-3 ndaj Pescarës.

Burimi: supersport.al