Bllokohen nga bankat në vend, 750 mln euro depozita të shqiptarëve u...

Bllokohen nga bankat në vend, 750 mln euro depozita të shqiptarëve u jepen kredi të huajve

0
SHPËRNDAJE

Kursimet e shqiptarëve janë duke ikur me shpejtësi jashtë vendit, por këtë herë në formë kredie raporton “Klan TV”. Mungesa e alternativave të investimeve ka shtuar prirjen e bankave për të dhënë hua për bizneset e huaja.

Në fund të shkurtit, kredia për jo- rezidentët arriti në 102 miliardë lekë ose 750 milion euro.

Kjo shifër që ka shkuar në vendet e rajonit është sa 20% e totalit të kredisë.

Sipas “TV Klan”, në raportin e Stabilitetit Financiar, Banka e Shqipërisë thekson se: “tendenca për ndryshimin e destinacionit, ku bankat japin kredinë për sipërmarrjet jashtë kufijve ka nisur që në vitin 2015-të, duke bërë që portofoli i kredive për këto kompani të dyfishohet nga 53 në 102 miliardë”.

Një nga arsyet kryesore për rritjen e kreditimit jashtë është teprica që bankat kanë me monedhën euro.

Së fundi Banka Qendrore ka nisur edhe një plan për të luftuar monedhën euro, rreziku i së cilës kërcënon kursin e këmbimit dhe rritjen e kredive me probleme./Tv Klan/

Burimi: mapo.al