5 tendencat dominuese të kësaj pranvere/Duhet t’i vishni patjetër

5 tendencat dominuese të kësaj pranvere/Duhet t’i vishni patjetër

0
SHPËRNDAJE

5 tendencat dominuese të kësaj pranvere/Duhet t’i vishni patjetër

Frudhat moderne

Çfarë parashikohet të jetë një prej tendencave më të mëdha këtë vit? Frudhat! Mund t’i gjesh të detajuara në çdo fustan pranveror e veror, por edhe në bluzat dhe mëngët e tyre. Është një kthesë moderne nga e kaluara që e gjen veten plotësisht.

Thekët

Thekët janë po ashtu rikthim. Duke filluar që nga xhinset, çantat apo bizhuteritë, kudo do t’i gjesh thekët, të frymëzuar nga stilet boho.

Kontraste me xhins

Me ngjyra nga më të ndryshmet, arnime ngjyrash dhe modelesh, sa më shumë kontraste në xhinse, aq më moderne. Duke filluar që nga pantallonat, xhaketat xhins apo minifundet e çantat, të gjitha me copa xhinsi.

Lulet e qëndisura

Një gjë është e sigurt: kjo nuk është qëndisje e gjyshes. Xhaketat ushtarake, xhinset e prera shkurt, çantat e çdo gjë tjetër e qendisur me lule, këtë sezon do ta shohësh gjithandej.

Vijat

Bëji një update dollapit dhe gjej të gjitha veshjet me vija të disa viteve më parë. Vijat e holla vertikale mund të duken delikate për t’u kombinuar, por këtë sezon kanë një dominim të madh në vajzat e modës.

Burimi: citynews.al