Si të zmadhoni dhe jepni formë të pasmeve në mënyrë natyrale?

Si të zmadhoni dhe jepni formë të pasmeve në mënyrë natyrale?

0
SHPËRNDAJE

Përshtati në shqip: Blertina Koka

“Ne jemi çfarë hamë!” Nëse doni të keni të pasme bombastike, ushqyerja e shëndetshme është po aq e rëndësishme sa stërvitja. Bright Side ka ndarë disa këshilla të vlefshme që do t’ju ndihmojnë të krijoni të pasmet perfekte, që gjithmonë i keni ëndërruar.

Rregulla bazike

Është e pamundur t’ju japësh formë të pasmeve pa bërë stërvitje. Që të arrini këtë objektiv, duhet të ndiqni 2 faza:

  • Ushtrimet për forcimin dhe tonifikimin e të pasmeve
  • Ushqyerja pas stërvitjes

Mos e harroni këtë rregull të thjeshtë: Nëse doni të shtoni në peshë, duhet të hani më shumë. Nëse doni të zmadhoni vetëm të pasmet, duhet të hani në sasi të duhur.

Teprimi me gjithçka është e dëmshme, prandaj mos e teproni me proteinat dhe karbohidratet pasi mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Duhet të konsumoni të paktën 1 frut në ditë, edhe pse sasia e rekomanduar është 3-5 çdo ditë.

Ushqimet që ndihmojnë në këtë rast janë:

Ushqimet e pasura në proteina

Disa burime natyrale të proteinave janë peshku tuna, vezët, mishi i pulës apo gjeli i detit, thjerrëzat, mishi i kuq pa dhjamë etj.

Ushqimet e pasura në karbohidrate

Karbohidratet që ndihmojnë në mbajtjen e një muskulature të mirë janë kuinoa, orizi kaf, bollguri, drithërat, patatet e ëmbla etj.

Ushqimet e pasura në yndyra të pangopura

Ndryshe nga yndyrat e dëmshme, ato të shëndetshme sigurojnë një sërë përfitimesh shëndetësore. Ato ndihmojnë edhe për të formuar ttupin e ëndërruar, madje edhe për të rënë në peshë. Burimet më të mira për yndyrat e shëndetshme janë vaji i peshkut, vaji i ullirit ekstra i virgjër, bajamet, arrat etj.

Perimet

Konsumoni perime të pasura në antioksidues, si brokoli, spinaqi, kale etj. Mund të hani sa perime të doni.

Stërvitje

Mos harroni që pa aktivitetet fizik nuk do të shihni rezultate, madje mund të shtoni edhe në peshë.

Burimi: Bright Side/ Shendeti.com.al

Burimi: shendeti.com.al