Sekrete nga gratë indiane, për t’i zgjatur flokët sa më shpejt

Sekrete nga gratë indiane, për t’i zgjatur flokët sa më shpejt

0
SHPËRNDAJE

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Keni menduar ndonjëherë çfarë u bëjnë flokëve gratë indiane që i kanë kaq të gjatë dhe të shëndetshëm. Epo ja ku do t’jua shuajmë edhe këtë kureshtje.

Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si mund të keni edhe ju flokët e ëndërruara nga të gjitha femrat.

Provoni maskën me vezë dhe konjak

Vezët janë plot me proteina, ndërsa konjaku përmban përbërësit taninë që ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe i bëjnë më voluminoze.

  • Merrni 2 vezë dhe një gotë konjak.
  • I përzieni ingredientët me një lugë, pastaj e aplikoni maskën tek rrënjët e flokëve.
  • Shtoni vaj ulliri nëse doni ta aplikoni maskën në të gjithë gjatësinë e flokëve.

I lani flokët me uthull molle

Mjafton që ta aplikoni këtë trajtim disa herë në një muaj. Uthulla e mollës aktivizon folikulat e flokëve.

  • Lani flokët
  • Përdoreni uthullën e mollës në vend të zbutësit për flokë

Shpëlajeni kokën me ujë të ftohtë në fund të dushit

Provoni ta bëni këtë rutinë të larjes. Uji i ftohtë mbyll poret dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, që nga ana tjetër çon në rritjen e shpejt të flokëve. Në këtë rast flokët do të duken edhe më të shndritshëm.

  • I lani flokët si zakonisht
  • Pasi të përdorni zbutësin ose një maskë të caktuar, i shpëlani flokët me ujë të ftohtë.

Aloe vera

Keni vazo me aloe vera në shtëpi? Është koha t’i vini në përdorim për mirë. Lëngu i aloe verës stimulon rritjen e flokëve dhe është i dobishëm për kujdesin ndaj skalpit të kokës.

  • Prisni pak gjethe aloe vera.
  • I ndani ato në gjysmë dhe shtrydhni lëngun.
  • Aplikojeni lëngun në rrënjët e flokëve dhe masazhoni me kujdes sklapin për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe mundësuar absorbimin më të mirë të lëndëve ushqyese të aloe verës.
  • Mbajeni maskën për të paktën 2 orë. Nëse doni mund ta mbani edhe gjatë gjithë natës.

Përdorni vajra esencialë

Vaji i bajames, livandës, rozmarinës dhe trumzës i sigurojnë skalpit të kokës një sërë vitaminash dhe përbërësish bimorë.

  • I përzieni vajrat e përmendura me sipër të gjitha së bashku ose i shtoni tek maska me vaj kokosi.
  • Aplikojeni maskën tek rrënjët e flokëve. Prisni për 2-3 orë.
  • Në fund i lani flokët dy herë me shampon e zakonshme, në mënyrë që të hiqni mirë maskën me vajra.

Burimi: Bright Side / Shendeti.com.al

Burimi: shendeti.com.al