Vitamina D, kundër diabetit, kancerit dhe pro zemrës

Vitamina D, kundër diabetit, kancerit dhe pro zemrës

0
SHPËRNDAJE

Blerina, Bombaj dietologe

Vitamina D mund t’ju ndryshojë jetën

Marrja e mjaftueshme e vitaminës D në fëmijëri mund të rezultojë një investim i shkëlqyer për shëndetin tuaj në vitet në vazhdim.

Kjo vitaminë është tejet e rëndësishme për mirëqenien e kockave tona. Njerëzit mendojnë se një dietë e kompletuar mjafton, por në rastin e vitaminës D, pak ushqime janë ato që e përmbajnë.

Psh., që të marrim sasinë e nevojshme të vitaminës D, duhet të konsumojmë përditë salmon, merluc ose sardele. Që të rrisim përthithshmërinë e kësaj vitamine në trupin tonë është e domosdoshme të ekspozohemi mjaftueshëm në diell dhe të marrim suplement për të përdorur vitaminën e aktivizuar nga rrezet diellore.

Pa dyshim, dieta luan rol të rëndësishëm pasi marrja e ushqimeve me magnez si spinaqi apo fasulet, bëjnë të mundur funksionin optimal të vitaminës​ D.

Shume “fytyrat” e vitaminës D

Dekada më parë, ekspertët mendonin se vitamina D ishte e nevojshme vetëm për kockat dhe dhëmbët. Përparime të reja të shkencës e kanë vendosur këtë substancë nën vëzhgim të hollësishëm dhe kanë vënë re se ajo është një vitaminë shumë-funksionale për trupin tonë. Vitamina D ul rrezikun e shumë sëmundjeve, gjë që nuk njihej më parë.

Fatkeqësisht, të punuarit në ambiente të mbyllura kanë kontribuar në shfaqjen e mangësisë së kësaj vitamine të çmuar. Dhe e keqja nuk mbaron këtu: shumica e njerëzve as që kujdesen të dinë nëse kanë një mangësi në vitaminën D

A kam unë mangësi të vitaminës D?

Mënyra më e mirë për ta zbuluar është të bëhet një test gjaku i cili do të vlerësojë nivelet e saj në gjakun tuaj.

Mungesa e vitaminës D është lidhur me këto situata shëndetësore:

  1. Grip

– Mungesa e vitaminës D predispozon fëmijët të sëmuren më shpesh nga viroza që prekin rrugët e frymëmarrjes. Vitamina D ul shpeshtësinë e infektimeve të fëmijëve nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes.

  1. Dobësi muskulore

– Ka shumë mundësi të ndieni dobësi muskulore nëse nuk keni mjaftueshëm vitaminë D në gjakun tuaj. Për një lloj muskujsh, është e domosdoshme që receptorët e tyre të mbështeten nga vitamina D që ato të funksionojnë si duhet.

  1. Psoriazë

– Analoge të sintetizuar të vitaminës D janë gjetur të dobishëm në trajtimin e psoriazës

  1. Sëmundje kronike të veshkave

– Pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje kanë nevojë të marrin suplement të vitaminës D3 për të suportuar metabolizmin e kalciumit, për të ulur rrezikun e sëmundjeve të kockave dhe për të rregulluar nivelet e hormones paratiroide.

  1. Diabet

– Një studim i realizuar në Finlandë ka studiuar rezultatet e 10,366 fëmijëve të cilëve iu krye një injeksion me vitaminë D3 në ditën e parë të jetës. Ata u vëzhguan për 31 vitet që pasuan. Ata vunë re se këta fëmijë kishin 80% më pak shanse të shfaqjes së diabetit të tipit 1.

  1. Astma

– Vitamina D mund të ulë seriozitetin e krizave të astmës. Ky konkluzion u nxorr pas një studimi në Japoni ku fëmijë shkollash që merrnin suplement të vitaminës D prej 1200IU/ditë, kishin kriza më të lehta të astmës në krahasim me fëmijët që nuk merrnin suplement.

  1. Sëmundje e dhëmbëve

– Kjo sëmundje që shkakton gjakosjen dhe ënjtje të mishrave të dhëmbëve mund të evitohet por edhe luftohet me rritjen e nivelit të vitaminës D, pasi kjo e fundit prodhon përbërës me veti antimikrobiale të cilët ulin numrin e baktereve në gojë.

  1. Sëmundje zemre

– Pamjaftueshmëria kardiake është e lidhur me mangësi të vitaminës D. Femrat me nivele të ulëta të vitaminës D kanë 70% më shumë rrezik të shfaqin insuficiencë kardiake!

  1. Skizofreni dhe Depresion

– Edhe këto dy çrregullime janë lidhur me mungesë të vitaminës D. Është e nevojshme që gjatë shtatzënisë dhe periudhës së fëmijërisë të mbahen nivele optimale të saj për të “kënaqur” receptorët e vitaminës D në tru, e rëndësishme kjo për zhvillimin dhe funksionimin mendor në jetën adulte.

  1. Kancer

Është zbuluar lidhje midis nivelit të lartë të vitaminës D në gjak dhe riskut të ulët të kancerit të gjirit! Prandaj, çadrat kursejini vetëm për ditët me shi!

Parandalimi është veprim

Këto situata shëndetësore të lidhura me vitaminën D nuk duhet t’ju friësojnë. Duhet thjesht të veproni. Konsumoni më shpesh ushqime të pasura në vitaminë D si:

  • Sardele, Salmon, Merluc, Peshk Ton
  • Mëlçi viçi
  • Të verdhën e vezës
  • Djathë
  • Dhe burimi më i mirë? Dielli!

Burimi: shendeti.com.al