Nba, Harden mposht Denver Nuggets

Nba, Harden mposht Denver Nuggets

0
SHPËRNDAJE

Përfundoi në katër ndeshje, ecuria pozitive e Denver Nuggets, që u mposhtën 109-105 në shtëpi përballë Houston. Një fitore me të cilën Rockets konsoliduan vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit në NBA-in amerikan.

Ylli i mbrëmjes për Houston ishte James Harden. E jashtëzakonshme paraqitja e “Mjekrës”, që realizoi 40 pikë, të cilave  u shtohen edhe 10 rikuperime nën tabelë dhe 10 asistit.

Harden është edhe basketbollisti i parë në histori që ka regjistruar në 7 ndeshje tre shifra dopio, duke realizuar 40 pikë.

Nga humbje e Nuggets, në garën për vendin e tetë tashmë ka shansin të përfitojë Portland Trail Blazers, që triumfoi 113-97 në Atlanta përballë Haëks, falë 27 pikëve të Damian Lillard.

Edhe Charlotte mban gjallë shpresat për një biletë në playoff, falë suksesit 98-93 përballë Washington Wizards. Hornets konfirmohen një skuadër e pathyeshme kur arrijnë ti mbajnë kundërshtarët nën kuotën e 100 pikëve të shënuara.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Cleveland Cavaliers u shkatërruan 108-78 nga Los Angeles Clippers. Një disfatë që erdhi prej mungesave të LeBron James, Kyrie Irving e Kevin Love.

Vazhdon të shkëlqejë Russell Ëestbrook, autor i 28 pikëve, 8 topave të rikuperuar nën tabelë dhe 10 asistëve në fitoren 110-94 të Oklahoma City Thunder përballë Sacramento Kings. Chicago Bulls mposhtën 95-86 Utah Jazz.

San Antonio Spurs u thyen 104-96 në Memphis dhe largohen nga kreu i Konferencës së Perëndimit, edhe sepse Golden State Ëarriors regjistruan fitoren e katërt radhazi, pasi kaluan me lehtësi 117-92 Milëaukee Bucks, falë 28 pikëve të realizuara nga Steph Curry.

Burimi: supersport.al