LSI-ja fut njërën këmbë në çadër: S’ka zgjedhje pa PD-në

LSI-ja fut njërën këmbë në çadër: S’ka zgjedhje pa PD-në

0
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama është shprehur disa herë se PS do të hyjë në zgjedhje më 18 qershor edhe pa opozitën.

Por LSI rreshtohet kundër.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama është shprehur se zgjedhjet pa opozitën janë farsë.

Nga ana tjetër ai ka theksuar për Abc Neës se është emergjente ulja në tryezë më opozitën dhe kapërcimi i kësaj situate politike.

“Ne kërkojmë kapërcimin e këtij ngërçit politik. Nga mitingjet nga çadra apo nga zyra duhet të arrihet një dialog politik. Është absurde situata e krijuar nga opozita”, tha Luan Rama.

Kundërshtimi që i bën LSI-ja Ramës rrit akoma më shumë zërat pranë mazhorancës se Meta njërën këmbë e mban në ccadrën e opozitës dhe tjetrën në qeveri.

Burimi: tiranaobserver.al