Juve nuk ndalet, shkëlqen Napoli

Juve nuk ndalet, shkëlqen Napoli

0
SHPËRNDAJE

Juventus marshon i sigurtë drejt një tjetër titulli në Serinë A. Goli i minutës së 7-të nga Cuadrado lejoi bardhezinjtë të rrëmbenin një tjetër 3 pikësh ndaj Sampdorias, që për të pestën herë radhazi u mposhtën nga torinezët, pavarësisht se këtë herë luajti një ndeshje të mirë në “Marassi”. Skuadra e Allegrit dhe njëherë shfaqi forcën e saj duke shënuar mjaft shpejtë e duke menaxhuar më pas me lehtësi rezultatin për 3 pikë që e afrojnë edhe më tepër më objektivin e titullit në kampionat. Napoli fitoi sërish falë dyshes Insigne-Mertens që shënuan 3 golat e suksesit 3-2 në transfertë me Empolin, ku Hysaj luajti 90 minuta për të tijtë. Skuadra e Sarrit zgjidhi gjithcka që në pjesën e parë, me Insignen që shënoi fillimisht pas një lëvizje të zgjuar në zonë, e më pas me 11-metërsh, ndërsa Mertens përvec golit humbi dhe një 11-metërsh. Në pjesën e dytë jugorët u relaksuan disi dhe Empoli përfitoi duke shkurtuar diferencën me El Khadourin dhe Maccaronen.Pa gola u mbyll ndërkohë transferta në Sardenjë për Lazion, me bardhëkaltërit që nuk përfituan nga frenimi i Interit një ditë më parë, pavarësisht se krijuan shumë. Ndeshja e qetë përgjithësisht për Strakoshën që nuk pati shumë punë në këtë sfidë.

 

Burimi: supersport.al