Italia me 4 sulmues ndaj Shqipërisë

Italia me 4 sulmues ndaj Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE

Do të jetë një Itali shumë sulmuese ajo që do të zbresë në Renzo Barbera të Palermos, mbrëmjen e të Premtes në sfidën kualifikuese ndaj Shqipërisë. Giampiero Ventura trajneri i  përfaqësues së kaltër e cilësoi këtë ndeshje si shumë të rëndësishme për fatet e Italisë në grupin G kualifikues të Botërorit Rusi 2018, nëse 4-herë kampionët e Botës kërkojnë vertetë të lënë pas Spanjën në garën për vendin e parë. Italia luan vetëm për fitore ndaj Shqipërisë dhe kjo është një nga arsyet që Ventura do të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm përballë kuqezinjëve të Gianni De Biasit. Duke parë provat e trajnerit në stërvitjen e parë pas grumbullimit, Sky Sport ka zbuluar skemën dhe 11-shen me të cilën do të luajë Italia ndaj Shqipërisë, të Premten në Palermo.

Në modulin 4-2-4, porta do të mbrohet nga i përhershmi Gianluiggi Buffon që është edhe kapiteni  i skuadrës. Portieri i Juventusit ndaj Shqipërisë do të luajë ndeshjen e tij të 1000 në karrierë. Mbrojtja me 4 lojtarë do të përbëhet nga Zapacosta në krahun djathtë edhe pse në këtë pozicion nuk përjashtohet aktivizimi i Darmian ose D’Ambrosios. Në qëndër do të luajë dyshja e Juventusit, Barzagli-Bonucci ndërsa në krahun e majtë është e sigurtë prania në formacionin titullar e De Scglios.  Dy mesfushorët e qëndrës sipas Sky do të jenë De Rossi e Verratti, ndërsa sulmi do të përbëhet nga plot 4 lojtarë. Candreva do të veprojë në krahun e djathtë ndërsa Insigne do të jetë i vendosur në krahun e majtë, në qëndër të repartit të prapavijës do të luajnë dy sulmuesit e momentit në Serinë, Andrea Belotti dhe Ciro Immobile.

Burimi: supersport.al