Gjykata e Lartë shtyn seancën për Doshin, Frrokun e Bamin

Gjykata e Lartë shtyn seancën për Doshin, Frrokun e Bamin

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Gjykata e Lartë ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj Tom Doshit, Mark Frrokut e Durim Bamit, të akuzuar për kallëzim të rremë, pasi avokatët e tyre kanë pasur kërkesa të reja.

Avokati i Tom Doshit kërkoi pushimin e çështjes, ndërsa avokatët e Mark Frrokut dhe Durim Bamit kërkuan veçim të dosjes dhe gjykim në Shkallën e Parë.

Gjykata e Lartë shtyu seancën e radhës për në datën 7 prill.

Tom Doshi, Mark Frroku dhe shtetasi Durim Bami akuzohen për “kallëzim të rremë në bashkëpunim”.

Prokuroria mban qëndrimin se vepra e “kallëzimit në bashkëpunim” qëndron në faktin se të tre të pandehurit kanë fabrikuar prova të rreme, sikurse është videoja Doshi-Bami, në të cilën flitej për një skenar ekzekutimi në dëm të deputetit Doshi me porosi të kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Për çështjen hetimore, e cila pas qëndrimit të Doshit se Durim Bami ishte ndërmjetësuar për të kryer vrasjen e tij, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u thirrën personalitete të jetës politike në vend, që nga kryeministri Rama, ish-kryeminisri Berisha, kreu i Kuvendit Meta, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e një sërë deputetësh.

Për këtë çështje, Doshi përballet me masën “detyrim paraqitje”, Durim Bami mbahet në arrest shtëpie, ndërsa deputeti Mark Frroku në “arrest me burg”, për shkak të një dosjeje tjetër hetimore të hapur në ngarkim të tij në Belgjikë.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com