Feyenoordi i afrohet titullit, ndalet Ajax

Feyenoordi i afrohet titullit, ndalet Ajax

0
SHPËRNDAJE

18 vite pritje për një titull kampion që këtë herë është më afër se kurrë. Fitore me përmbysje për Feynoordin në javën e 27-të të Eredivisies, me skuadrën e Giovanni Van Bronckhorst që përfitoi edhe nga hapi fals i Ajaxit duke e cuar në 6 pikë avantazhin ndaj harkëtarëve në renditje. Kjo ishte java e Feynoord-it që falë fitores me shifrat 1-2 në fushën e Herenveen-it u shkëput edhe më tepër në krye dhe tashmë në 7 javët e mbetura do të përpiqet të administrojë avantazhin për të rikthyer titullin kampion në De Kuip, trofe që i mungon Feynoord-it që nga viti i largët, 1999-të. Në Abe Lenstra Stadion sfida nuk nisi mirë për miqtë. Në minutën e 18-të iraniani Goonchannejhad, kthehu në gol një 11-metërsh për ti dhënë avantazhin Herenveen-it. Me kalimin e minutave Feynoordi filloi ta hidhte më shumë vështrimin nga porta e vendasve dhe arriti të merrte frenat e lojës në dorë. Në pjesën e dytë skuadra e Giovanni Van Bronckhorst arriti të kthente gjithcka në favor të saj. Në minutën e 56-të sulmuesi danez Nicolai Jorgensen barazoi rezultatin ndërsa për ti dhënë tre pikët Feynoord-it mendoi mesfushori Tony Vilhena, që në të 70-tën realizoi një gol të bukur duke i cuar shifrat në 1-2.  Arbër Zeneli sulmuesi i talentuar i përfaqësueses së Kosovës hyri në fushë në minutën e 81-të për Herenveen-in.Falë këtij suksesi Feynoordi u ngjit në kuotën e 69 pikëve, dhe kryeson me 6 pikë më shumë se Ajaxi që në fushën e Excelsiorit nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Goli i djalit të Patrick Kluivert, Justin Kluviert në minutën e 32-të, nuk u mjaftoi harkëtarëve për të marrë tre pikët në këtë transfertë, pasi më herët Tete kishte realizuar në portën e tij.

Burimi: supersport.al