Dita e parë e stërvitjes, kombëtarja jo e plotë

Dita e parë e stërvitjes, kombëtarja jo e plotë

0
SHPËRNDAJE

Futbollistët e kombëtares shqiptare janë paraqitur në urhdërat e trajnerit Gianni De Biasi për të kryer seancën e parë stërvitore në vigjilje të duelit me Italinë, që do të luhet të premten e 24 marsit në Renzo Barbera të Italisë. Timonieri i kuqezinjve nuk ka patur grupin e plotë në dispozicion pasi mungonin dy lojtarët e Terek Groznit Odise Roshi dhe Bekim Balaj, si dhe mesfushori i San Jose Earthquakes Jahmir Hyka. Të 3 lojtarët do të jenë të gatshëm për trajnerin në ditën e dytë, teksa udhëtimi i tyre ka zgjatur më shumë sesa parashikimi.

Futbollistët janë shfaqur të qeshur në këtë ditë të parë, pasi ritakimi ndodh pas më shumë se 4 muajsh, që nga sfida ndaj Izraelit më 12 nëntor. Menjëherë lojtarët kanë nisur detyrat, teksa janë parë të vecuar Ansi Agolli dhe Amir Abrashi, me kapitenin e kuqezinjve që vjen nga sfida e kampionatit e luajtur të dielën. Trajneri de Biasi ka lejuar vetëm 10 minuta mediat të jenë të pranishme, duke vijuar me rregullin e tij për të kryer seancat stërvitore me dyer të mbyllura.

 

Burimi: supersport.al