Deputeti socialist: Të fitojmë me 71 deputetë që të qeverisim pa LSI-në

Deputeti socialist: Të fitojmë me 71 deputetë që të qeverisim pa LSI-në

0
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Pjerim Ndreu gjatë një takimi me të rinjtë socialiste të Pukës dhe Fushë Arrëzit, shprehu dëshirën për krijimin e një qeverie, duke nënkuptuar në këtë mënyrë, shkëputjen nga LSI-ja.

Të jemi bashkë në një fitore të madhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë me 18 qershor, me Edi Ramën kryeministër, me qeveri të plotë të Partisë Socialiste dhe me një shumicë dërrmuese në grupin parlamentar me më shumë se 71 deputetë. Ky është një zotim që ne e kemi marrë në Pukë, në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë”,- u shpreh deputeti Pjerin Ndreu.

Ndërsa koordinatori socialist për qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati u ndal tek reforma në drejtësi, e bllokuar sipas tij nga Partia Demokratike, e cila, siç tha ministri Bushati po synon t’i fusë shqiptarët në një ngërç politik.

Ai ftoi të rinjtë dhe gjithë shqiptarët të bënin diferencën në mesin e 18 shkurtit të Partisë Demokratike dhe 18 qershorit të shqiptarëve.

Burimi: tiranaobserver.al