Cungu: Arbitri u ndikua nga presioni. Magani i kënaqur

Cungu: Arbitri u ndikua nga presioni. Magani i kënaqur

0
SHPËRNDAJE

Armando Cungu nuk e shikon mirë vendimin e arbitrit që ndryshoi vendim për golin e anuluar ndërsa Magani e pranon se ishte rezultat tepër pozitiv pas humbjes shokuese me Luftëtarin.

Cungu:

” Besoj se gjyqtari vetë e bëri te nxehtë. Në përgjithësi loja nuk kishte probleme me përjashtim të rastit të golit, nuk jam unë që mund të përcaktoj ishte apo nuk ishte sepse prekjen me dorë mund ta përcaktojnë vetëm analistët apo moviola. Më vjen keq që fillimisht gjyqtari kryesor dhe ai anësor e akorduan gol dhe më pas në momentin që unë tërheq ekipin tim, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm, arbitri ndikohet nga presioni i skuadrës kundërshtare dhe e anullon golin.  Kjo është ajo që më vjen keq më tepër sesi mund të jepet fillimisht gol ai rast dhe më pas anullohet. Ekipi sot luajti mirë dhe krijoi shumë volum loje, goditëm dy herë shtyllën, shënuam një gol por nuk arritëm të merrnim tre pikët”.

Gugash Magani

” Faktikisht ka qenë një javë shumë e vështirë për ne sepse vinim pas një humbjeje shokuese por të merituar me Luftëtarin. Kishim shumë për të punuar sa i përket anës psikologjike. U futëm në këtë ndeshje për të reaguar dhe për të marrë dicka, fati jonë i mirë ishte që nuk u ndëshkuam në momentin e penalltisë. Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë dhe vuajtëm por në fraksionin e dytë, treguar një nivel më të lartë loje. Jam i kënaqur për pikën e marrë, mendoj se morëm një barazim të merituar”.

Gerhard Progni

” Edhe kur e mora kartonin e verdhë i tashë arbitrin mund të pyesim kundërshtarin. Mund ta shifni dorën, edhe kartonin e parë për vonesa e mora në mënyrë të padrejtë. Në gjithë karrierën time nuk kam bërë ndonjë simulim, por nuk e kuptoj sjelljen e këtyre arbitrave. Unë mendoj se kishte kontakt. Unë personalisht e ndjej se ke më pak presion kur lufton për mbijetesë sesa për titullin kampion”.

Burimi: supersport.al