Basha: Do shpëtojmë Ramën që të mos përfundojë si Duçja

Basha: Do shpëtojmë Ramën që të mos përfundojë si Duçja

0
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga çadra e protestës i ka dhënë sot mesazhin e radhës kryeministrit Edi Rama.

Duke iu referuar daljes së djeshme të Ramës në komunikim javor, Basha tha se përgjigjen më të mirë ia dha studiuesi Aurel Plasari.

Rama dje pranoi se vendi është në anomali, nuk i njohu vetës përgjegjësitë për këtë, drogës, krimit në pushtet, që ia kanë shkruar raporti i DASH, BE, këto nuk i përmendi, por tha megjithëse është anomali tha unë do i shkojë deri në fund.

Përgjigjen më të mirë ia dha Plasari, mos mor djalë se do përfundosh si Duçja. Ne jemi për të të shpëtuar lëkurën që mos të përfundosh si Duçja, republika e re do garantojë që as ti as ndokush tjetër të mos përfundojë si Duçja.

Ti je i ikur, misioni ynë, këta misionarë janë të paqes, se ne duam që ikja jote të ketë sa më pak kosto për Shqipërinë se të ishte puna për karshillëk 18 shkurti të gjen në Lanë jo në zyrë, jemi si patriotë, demokratë, njerëz të një lëvizje të madhe që është lëvizje qytetare paqësore”, tha Basha.

Burimi: tiranaobserver.al