Vlorë, rrëzohet nga parashuta 32-vjeçarja pranë Plazhit të Ri

Vlorë, rrëzohet nga parashuta 32-vjeçarja pranë Plazhit të Ri

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Një 32-vjeçare është aksidentuar ditën e sotme në Vlorë pasi është rrëzuar nga parashuta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Plazhit të Ri, ku shtetësja D.J., 32 vjeçe gjatë uljes së parashutës është dëmtuar për shkak të rrymave të forta të ajrit.

“Rreth orës 13:30, gjatë zhvillimit të aktivitetit të hedhjes së parashutave në Kaninë, një shtetase është dëmtuar gjatë uljes dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të plazhit të ri të Vlorës, ku gjatë uljes së parashutës, shtetësia D.J., 32 vjeçe, është dëmtuar lehtë për shkak të rrymave të forta të erës”, sqaron policia.

19 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com