Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?

0
SHPËRNDAJE

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?

Larja e flokut është një nga ato gjëra që mendojmë se asnjëhëre nuk jemi duke e bërë në mënyrën e duhur. Disa prej nesh mendojnë se i lajnë shumë shpesh flokët,ndërsa të tjerat mendojnë se nuk po e lajnë aq herë sa duhet.

Përgjigja rreth kësaj dileme lidhet me llojin e flokëve që ju keni.Lloje të ndryshme flokësh kërkojnë mënyra të ndryshme kujdesi.

Flokët e drejtë yndyrosen më shpesh se tipet e tjera te flokëve,ndaj sugjerohet qe t’i lani më shpesh. Nëse keni mundësi lajini cdo ditë,sidomos nëse frekuentoni dhe palestrën.

Flokët me teksturë normale është mirë të lahen 2-3 herë në javë. Kurse për flokët natyral nuk këshillohet larja e shpeshtë ,sepse nuk është e nevojshme.
Megjithatë e rëndësishme është që t’i trajtoni flokët tuaj dhe të përpiqeni të mos i digjni./CityNews

Burimi: citynews.al