Roma rimerr vendin e dytë, -8 pikë nga Juve

Roma rimerr vendin e dytë, -8 pikë nga Juve

0
SHPËRNDAJE

Ruajti hapin e Juventusit, Roma që në Olimpico la pas zhgënjimin e eliminimit në Europa League nga Lyoni, falë fitores 3-1 ndaj Sassuolos. Edhe pse nuk kishin fituar asnjëherë në Olimpico që nga momenti që skuadra nga Reggio Emilia është bërë pjesë e Serisë A, verdhekuqtë e Luciano Spalletit këtë herë ia dolën të përmbysnin disavantazhin e një goli për të fituar në fund me shifrat 3-1. Finalizimit të Defrel në minutën e 9-të iu kundërpërgjigj Parades me një gol të bukur në të 16-tën. Në minutën e 3-t shtesë të pjesë së parë Salah i dha avantazhin Romës ndërsa për të vulosur fitoren e skuadrës kryeqytetase dhe për ta cuar sërish në 8 pikë disavantazhin ndaj Juventusit kryesues në renditje mendoi Edin Dzeko që në të 68-tën realizoi golin e tij të 21-të në Serinë A këtë sezon.

Burimi: supersport.al