Milinkoviç i kënaqur, Josa: Luajtëm me frikë

Milinkoviç i kënaqur, Josa: Luajtëm me frikë

0
SHPËRNDAJE

Nuk mund te mos ishte i kenaqur Milinkovic per fitoren me Tiranen dhe me kete sukses sipas tij Luftetari nuk do te mendoje me per mbijetesen. Ne krahun tjeter, Josa e vuri theksin te frika qe pati ekipi per te luajtur por edhe te mungesat.

Milinkovic

Ishte një ndeshje shumë interesantë, ne kishim momentet tona, Tirana të sajat dhe mendoj se fituam realisht prej një goli më shumë. Jam i kënaqur që lojtarët besuan deri në fund se mund të marrim 3 pikë, sepse ishte e vështirë sepse dy ndeshjet e fundit nuk i kishim fituar në shtëpi dhe kemi shumë presion kur luajmë këto. Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme dhe për objektivin tonë për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Sa i përket Abazaj, fola me të përpara dhe ja bëra të qartë që në kombëtaren e Shpresave arriti për shkak të lojërave të mira që ka bërë dhe lënia e tij jashtë formacionit titullar ishte për shkak të probleme fizike të tij, dhe faktit që nuk ishte gati për të përballuar 90 minuta të plota.

 

Mirel Josa: E interpretuam mirë lojën në pjesën e parë dhe mund të shënonim në dy tre sulme, por nuk e filluam fare mirë lojën në pjesën e dytë dhe me këmbët tona humbnim topat duke mos patur presion nga kundërshtari, sidomos nga krahu i majtë. U pësua goli i parë, goli i dytë na ktheu në identitet sepse ishim shumë të shpërndarë sidomos krahët, si Hoxhallari dhe Doka mbesin shumë larg mbrojtsave të qendrës. Kam pretendime sa i përket qetësisë së skuadrës, kur hymë në lojë dhe nuk patëm qetësinë për të vajtur te porta kundërshtarit me qetësi, sepse në atë momente te Luftëtari u krijua një farë paniku. Unë kam besim te skuadra, dhe ja kisha thënë ekipit përpara ndeshjes që mos humbnim, pastaj dhe mungesat bën punët e tyre gjatë ndeshjes së sotme. Gjtihsesi duhet të jemi më të përqëndruar, nuk luhet me frikë futboll.

 

Bregu: Kemi 8 muaj me Milinkovic dhe trajneri na ka udhëzuar të jemi grup dhe këtë e kemi treguar që nga dita e parë. Sa i përket të verdhit, mendoj se ishte tendencioze se gjyqtari vërshëlleu dhe unë nuk e dëgjova pasi kishte shumë njerëz në stadium.

Burimi: supersport.al