Mesila Doda i përgjigjet deputetes së Ramës: Je delirante dhe arrogante

Mesila Doda i përgjigjet deputetes së Ramës: Je delirante dhe arrogante

0
SHPËRNDAJE

Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së deputetes së PS-së, Blerina Gjylametit, e cila duke folur për koalicionin, ironizoi me LSI-në, duke e cilësuar vagon, që vjen pas lokomotivës, që sipas saj është Partia Socialiste.

“Kjo historia me lokomotiva e vagone është delirante, arrogante dhe marksiste”. shkruan Mesila Doda në profilin e saj në Facebook.

Postimi i plotë

Lokomotivat, partitë dhe arroganca…

Kjo historia me lokomotiva e vagone është delirante, arrogante dhe marksiste.

Seicila force politike ka identitetin e saj dhe nuk ka asnje arsye ti shkoje apo te konsiderohet vagon i nje force tjeter politike.

Duhet te goditet sistemi i koalicioneve, nga i cili perfitojne vec forcat e medha dhe te miratojme proporcionalin kombetar te hapur. Le te garojme secila parti me mundesite e veta dhe te shohim se si e mendojne njerzit.

Sot jane rreth gjysem milioni vota qe prodhojne 0 deputete… gjithe administrimi dhe numerimi eshte uzurpuar nga lokomopartite, ndaj me demokrature se kaq nuk mund te shkonte dot ky vend.

Refuzoj nje menyre te tille te menduari dhe arrogancen tipike fshatareske qe tregon muskujt kur tullat ti mbajne te tjeret ndersa lokomopartite vazhdojne te mbajne vendin ne tension dhe pasiguri.

#refuzoj_demokraturen

Burimi: tiranaobserver.al