Çfarë të bëj me kaq shumë këpucë?

Çfarë të bëj me kaq shumë këpucë?

0
SHPËRNDAJE

Çfarë të bëj me kaq shumë këpucë?

Keni blerë një palë këpucë të mrekullueshme dhe thjeshtë nuk mund të prisni t’i hiqni nga kutia e tyre. Por, ti ktheni sërish në kutinë pas veshjes, a është në të vërtetë një ide e mirë për t’i ruajtur ato? E pra, kjo varet se sa shpesh keni ndërmend t’i vishni ato.

Nëse ju i vishni shpesh këpucët…

Është më mirë t’i ruani jashtë kutisë. Kjo i jep kohë që materiali të thahet (sepse këmbët lëshojnë djersë!) si dhe t’i mbajë këpucët të freskët. Rafte të ndryshme prej hekuri apo kabinete me porosi, janë një mundësi e mirë për magazinimin apo ruajtjen e këpucëve.

Nëse këpucët janë sezonale ose përdoren vetëm për raste të veçanta…

Në raste të tilla kutia është një opsion i mirë. Kutia mund të mbrojë këpucët nga pluhuri, rrezet e diellit dhe temperatura. /Citynews/

Burimi: citynews.al