Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Devoll

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Devoll

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur fshatin Braçanj të Devollit ku pas një konflikti me sende të forta ka gjetur vdekjen një shtetas dhe është plagosur një tjetër.

Në pranga ka përfunduar David Myrte, 25 vjeç, banues në fshatin Braçanj-Devoll, ndërsa është arrestuar edhe njëri prej personave të dëmtuar për deklarim të rremë.

“Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.03.2017, në afërsi të fshatit Braçanj, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasit: Z.A, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec, D.T, 39 vjeç, banues në Vreshtas- Maliq dhe shtetasin Mendar Burnazi, 42 vjeç, banues në Nizhavec Pogradec. Si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Korçës, shtetasi Z.A, si edhe mori mjekimin e nevojshëm shtetasi Mendar Burnazi”, sqaron policia.
“Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, u bë arrestimi edhe i këtij të fundit shtetasit Mendar Burnazi, pasi dyshohet të ketë deklaruar të dhëna të rreme përpara organeve policore, për mënyrën e ndodhjes së ngjarjes

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vrasja me paramendim” dhe “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” si edhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”.

19 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com