Basha i flet Ramës me zhargon: Kujt i kujton ’97-ën more surratsëz?

Basha i flet Ramës me zhargon: Kujt i kujton ’97-ën more surratsëz?

0
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike e ka quajtur kërcënim deklaratën e një dite më parë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dhe më pas edhe të kryeministrit, Edi Rama, të cilët thanë se opozita po tenton të destabilizojë vendin si në ’97.

“Kë kërcënon more surratsëz? Po ja themi popullorçe, pak me zhargonin popullor në fakt vjen nga turqishtja e vjetër do të thotë i pafytyrë, o i pafytyrë kujt i kujton 97 ti? Këtu është lëvizja më evropiane, më qytetare, më paqësore, për të shporrur krimin dhe kriminelët që janë destabilizimi dhe kërcënimi i vërtetë për destabilizimin e Shqipërisë.

Ndaj hiq dorë nga kërcënimet, Shqipëria nuk do rrëshqasë më në destabilizim për surratin tënd dhe të kriminelëve që ke në krahë. Vendimi është marrë, ti do shporresh dhe ne do kemi qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rrugë tjetër nuk dha dhe nuk ka për të patur.

Tani i ka rënë dhe damllaja se dhe dyshja i ka punët përshesh dhe brenda shtëpisë i kanë punët përshesh.

Kush fle me qenin zgjohet me pleshta, pak e ka. Ndaj mbaje me vete ti dhe konet e tua kërcënimin për 97. Nuk digjet asnjë jorgan i vetëm për ëndrrën tënde për të mbajtur karrigen”, tha Basha.

Burimi: tiranaobserver.al