2 ushtrime të thjeshta që mund t’ju shpëtojnë nga dhimbjet e moshës...

2 ushtrime të thjeshta që mund t’ju shpëtojnë nga dhimbjet e moshës së mesme

0
SHPËRNDAJE

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ndërkohë që vitet kalojnë, edhe trupi i njeriut fillon të ndryshojë. Ngritja nga karrigia e rehatshme fillon të bëhet më e vështirë; kockat fillojnë të na dhëmbin.

Është një proces natyral, i cili mund të shtyhet sa më shumë nëse bëni një mënyrë jetese të shëndetshme. Më poshtë do të gjeni 2 ushtrime ose forma trajnimi që mund t’i bëni pjesë të jetës për të qëndruar të ri edhe në moshë të mesme:

Ushtrimet plank

“Plank” është një ushtrim shumë i mirë për forcimin e muskujve të barkut dhe belit, për kofshët, por edhe për muskujt në përgjithësi. Ato ndihmojnë në përmirësimin e qëndrimit të trupit dhe për ekuilibër.

Të thjeshta në dukje, të vështira për t’u ushtruar, por shumë rezultative për të pasur linja dhe forma të mira fizike.

Noti

Noti është provuar të jetë burimi i rinisë. Ai mund t’i ofrojë kujtdo, në çdo lloj moshe, të mira shëndetësore. Mund të ndiheni dhe dukeni më të rinj, të keni muskuj më të fortë dhe (sipas notarëve të vjetër) flokë më të mirë.

Përfitimet e notit janë të shumta: përmirëson fleksibilitetin dhe forcën, rrit qëndrueshmërinë, forcon muskujt e zemrës, përmirëson qarkullimin e gjakut,ndihmon në rënien në peshë.

Noti është gjithashtu ushtrimi i duhur për burrat dhe gratë në moshë të mesme, për të mbajtur trupin në formë. Muskujt dhe kyçet do t’ju falënderojnë me kalimin e moshës!

 Burimi: The Telegraph / http://shendeti.com.al/

Burimi: shendeti.com.al