Kjo është mënyra më e mirë për trajtimin e akneve, sipas...

Kjo është mënyra më e mirë për trajtimin e akneve, sipas ekspertëve

0
SHPËRNDAJE

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kombinimi i trajtimeve është mënyra më e mirë për të luftuar aknet, thuhet në udhëzimet e reja nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë.

“Ka një sërë trajtimesh efikase për aknet, dhe dermatologët kanë zbuluar se kombinimi i dy ose më shumë trajtimeve është alternativa më e mirë për shumë pacientë”, deklaroi dr. Andrea Zaenglein, bashkëkryetare e komisionit të udhëzimeve.

“Trajtimet e rekomanduara janë terapitë aktuale për lëkurën, antibiotikët, ilaçi isotretinoin dhe kontraceptivët oral”, shton ajo.

Në të njëjtën kohë duhet të përdoren si antibiotikët ashtu edhe ilaçet për lëkurën të dhënë me recetë nga mjeku. Pasi të mbarojnë antibiotikët, pacientët duhet të vazhdojnë me terapitë për lëkurën për të menaxhuar aknet.

Mjekimet si retinoidet dhe peroksidi benzol mund të përdoren gjithashtu së bashku, thonë ekspertët.

Vajzat edhe gratë që kanë akne mund të përfitojnë edhe nga marrja e pilulave për kontrollin e lindjeve, që mund të kombinohen me trajtime të tjera.

Ilaçi isotretinoin mund të përdoret në rastet kur nuk bëjnë efekt trajtimet e tjera për aknet.

Por, duhet të kihet kujdes, pasi këto ilaçe kanë rrezik për defekte në lindje, prandaj femrat duhet të tregojnë kujdes nëse po planifikojnë të mbeten shtatzënë.

Burimi: Health / http://shendeti.com.al/

Burimi: shendeti.com.al