Trajtime natyrale për flokët të trashëguara nga gjyshet

Trajtime natyrale për flokët të trashëguara nga gjyshet

0
SHPËRNDAJE

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Mund të themi me siguri që e kemi kaluar adoleshencën dhe rininë duke menduar për sekretet e flokëve të gjatë,  me volum dhe të shndritshëm. Ajo që shumica prej nesh mund të mos e kemi ditur është se sekreti i flokëve perfekt gjendet në frigoriferin apo kuzhinën e gjithsecilit prej nesh dhe gjyshja mund t’ju ketë treguar për to prej vitesh!

Ja disa trajtime natyrale për flokë të gjatë dhe me volum:

Mjalti dhe vaji i ullirit u japin shkëlqim flokëve

Mjalti nuk është vetëm për çaj dhe vaji i ullirit nuk është vetëm për sallatë. Këto produkte bazë të gatimit njihen gjithashtu për vetitë e tyre zbutëse, prandaj gjyshja kishte të drejtë kur ju sugjeronte që të aplikoni një përzierje të këtyre dy produkteve direkt në rrënjët e flokëve, për t’i forcuar ato dhe parandaluar rënien e flokëve.

Majonezi, si trajtim flokësh

Ndryshe nga trajtimet kozmetike me substanca të ndryshme kimike, majonezi është plot me vajra dhe proteina që forcojnë rrënjët e flokëve dhe i mbajnë ato të hidratuar.

Vaji zbut flokët dhe i bën ato më me shkëlqim, ndërsa proteinat tek veza forcojnë rrënjët e flokëve.

Coca-Cola, si shkëlqyes flokësh

Është e vërtetë, edhe supermodelet përdorin pijet e gazuara për t’u dhënë flokëve shkëlqim, falë aciditetit të tyre. Vetëm sigurohuni që t’i lani menjëherë flokët pasi t’i keni lagur me coca-cola.

Vezë për rritjen e flokëve

Kush nuk do të donte të përshpejtonte rritjen e flokëve? Vezët janë të pasura në proteina, një ingredient shumë i rëndësishëm që forcon rrënjët e flokëve dhe ndihmon në rritjen e tyre. Përzieni një vezë me vaj ulliri dhe aplikojeni në flokë.

 Uthull molle, për heqjen e zbokthit

Të gjithë e dimë se bezdisës është zbokthi në flokë. Provoni uthullën e mollës si një trajtim natyral për heqjen e zbokthit, zbutjen dhe dhënien shkëlqim të flokëve.

Burimi: PopSugar / http://shendeti.com.al/

 

 

Burimi: shendeti.com.al