Transformimi drastik i aktores shqiptare: Nga 89 kg, në peshën ideale!

Transformimi drastik i aktores shqiptare: Nga 89 kg, në peshën ideale!

0
SHPËRNDAJE

Me shumë punë dhe vullnet të hekurt çdo gjë bëhet e mundur!

Këtë na e vërteton më së miri aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj. Besojeni ose jo, ajo ka qenë dikur 89 kilogramë, por tashmë është më elegante se kurrë, edhe pse vetëm para 3 muajsh ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Rudina ka zbuluar disa sekrete të dobësimit, duke filluar nga heqja dorë nga alkooli, ndjekja e një diete të shëndetshme dhe ushtrimet fizike.

“Momenti kur kuptova se duhet të ndryshoja ishte gati si një goditje. Isha në Vlorë te tezja dhe gjatë gjithë kohës ndjeja erë mishi qengji poshtë shtëpisë së saj… Nuk di ta shpjegoj pse, por ishte hera e parë që nuk më pëlqente vetja kur shihesha në pasqyrë…. “ – tregon Rudina për momentin pas të cilit vendosi të hynte në dietë të rreptë. Ishte koha kur edhe familja, edhe shoqëria kishin filluar ta nxitnin për t’u dobësuar: “Mami më thoshte ‘ne do hamë darkë, ti mos hajde, se je bërë si lopë.’ Motra (stiliste) nuk më vishte dot siҫ donte… Gati të gjithë e vuanin faktin që unë isha e shëndoshë, përveç meje…”

Ajo tregon se nuk shkoi tek ndonjë dietolog; zgjodhi të bëhej vetë “doktor i vetes” dhe të merrte të gjitha informacionet e duhura për kaloritë dhe vlerat ushqimore që përmbajnë ushqimet, për t’i konsumuar në sasitë e duhura.

“Kur isha studente në Shkodër isha 89 kile. Shoqet më thoshin që duhet të dobësohen, motra po ashtu. Nuk u konsultova me dietologë, u kujdesa për veten time. Fillova të lexoja për karbohidratet dhe proteinat, bëhesh vet doktor i vetes. Mua më pëlqente dhe alkooli atëherë. Ulesha me xhaxhanë dhe pija raki’, rrëfen aktorja.

Për dy muaj nuk i kisha thënë askujt se po mbaj dietë. Këtë gjë i besova vetes dhe rashë 35 kiile për tre vite. Njerëzit surprizoheshin. Kishte njerëz që ju vinte gjynah për mua.”

Sekreti i Rudinës për një trup perfekt

– Hoqa dorë nga ushqimet e gatshme. Mami më mësoi që ҫdo fundjavë ta përgatisja vetë ushqimin. Bëja shpenzimet e javës me fruta dhe perime dhe i lija gjysmë të gatshme.

– Haja supëra nga më të ndryshmet dhe supersallata. Dreka ishte krejtësisht normale, me perime të larmishme.

– Nuk njihja më parë avokadon, por zbulova se ishte një prej frutave më të shëndetshme.

– Eliminova ҫdo lloj pije me gaz dhe alkoolike, si dhe kripën e tepërt (mua më pëlqejnë shumë turshitë, por edhe kripa e tepërt është si sheqeri.)

– Bëra ca truke të vogla, por nuk lashë asgjë jashtë dietës. Sekreti për rezultatin është zvogëlimi i porcioneve.

– Edhe palestra ka luajtur një rol të rëndësishëm. 3 herë në javë dy orë. Dhe në fund të të gjitha veglave, ushtrime kardio.

– Pas tre muajsh, pata një rezultat befasues./ http://shendeti.com.al/

Burimi: shendeti.com.al