Protesta të grave në Athinë e Tel Aviv kundër Trump

Protesta të grave në Athinë e Tel Aviv kundër Trump

0
SHPËRNDAJE

22/01/2017 – 11:38 Nga: Xhoi Zajmi

Email

 

Qindra njerëz në Greqi protestuan para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kundërshtuar zgjedhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Prindërit dhe gjyshërit tanë luftuan aq shumë për të na dhënë një botë më të barabartë dhe unë nuk e lë punën e tyre të zhbëhet”, shprehet një prej pjesëmarrëseve në protestë.

Gratë protestuese shprehën pakënaqësitë e tyre për deklaratat e Donald Trump gjatë fushatës elektorale.

“Ne jemi këtu për të treguar se jemi kundër disa gjërave që Trump ka thënë për gratë, dhe për të treguar se ne jemi të forta dhe të fuqishme, por mbi të gjitha, ne kemi zërin tonë. Për këtë ne po protestojmë, për ato që Trump ka thënë për ne”, u shpreh një tjetër protestuese.

Ndërkohë, edhe para ambasadës amerikane në Tel Aviv, qindra gra protestuan për të njëjtën kauzë. Njëzëri ato deklaruan se solidarizohen me të gjitha gratë në botë të cilat janë ndjerë të ofenduara nga deklaratat e Donald Trump.

Që prej marrjes së detyrës si president i 45 i Shteteve të Bashkuara, Trump është përballuar me dhjetëra protesta kundër tij. Madje edhe në ditën e inaugurimit si lider i Shtëpisë së Bardhë, mijëra amerikanë dolën në rrugë kundër tij, ndërkohë që protesta më e madhe është regjistruar një ditë më parë, kur 500.000 protestues u mblodhën vetëm në Uashington për të demonstruar kundër administratës së re Trump.

/Ora News/

 

 

Email

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter