ISIS publikon fotot e shkatërrimeve të mjeteve ushtarake turke

ISIS publikon fotot e shkatërrimeve të mjeteve ushtarake turke

0
SHPËRNDAJE

Grupit terrorist i ISIS ka publikuar foto të reja me shkatërrimet e pajisjeve ushtarake turke. Mediat ruse bëjnë me dije se që nga tanket e mjetet e tjera të ushtrisë turke janë shkatërruar plotësisht në qytetin al-Bab, në veri të Sirisë.

Sipas këtyre mediave, një shkaqet e dështimit të ushtrisë turke në këtë aksion është spastrimi i profesionistëve në radhët e ushtrisë që prej tentativës për grusht shteti.

Prej një muaji, ushtria turke nuk ka mundur të avancojë më tej.

Turqia ka nisur sulmet kundër dy objektivave të Shtetit Islamik në qytetin el-Bab, pas nisjes së një aksionit të quajtur “Eufrat Shield”.

Turqia ka si synim kryesor ndalimin e milicisë kurde YPG nga bashkimi, që mund të çojë në kontrollin e zonës përgjatë kufirit turk, e cila do të çojë më tej në inkurajimin e separatizmit kurd brenda Turqisë.