Fshati ballkanas nga vjen bashkëshortja e Donald Trump

Fshati ballkanas nga vjen bashkëshortja e Donald Trump

0
SHPËRNDAJE

22/01/2017 – 11:28 Nga: Saimir Lleshi

Email

Kur Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump u përurua më 20 janar 2017, gruaja e tij, Melania është nga Sllovenia dhe bëhet zonja e dytë e parë e vendit e lindur jashtë SHBA-ve.

Trump është Presidenti i 45-të i SHBA-ve, por Melania është zonja e parë e 42-të, kjo pas tri nga gratë e Presidentëve ndërruan jetën përpara se bashkëshorten e tyre të vinin në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Melania ka lindur në vitin 1970 në ish-Republikën Jugosllave të Sllovenisë, tani thjesht Sllovenia në një vend të vogël me kështjella mesjetare, pyje të mëdha dhe lumenj të pastër të rrethuar nga Austria, Italia, Hungaria dhe Kroacia.

Ajo e la atdheun e saj duke ndjekur karrierën në fushën e modelimit dhe molosë. Tani, bashkëkombësit e saj janë duke e përpjekur për të shfrytëzuar imazhin e vajzës së tyre që gruaja e Presidentit më të fuqishëm të botës.

Jakob Susteric, që ka një kompani mjekësore në Lubjanë, kryeqyteti slloven, thotë se deri më tani pak kush e njeh Slloveninë, por së shpejti kjo do të ndryshojë.

“Kjo është një mundësi e madhe që kombi ynë prej 2 milionë banorësh, merr rol në Evropë, në botë”, tha ai, duke shtuar gjithashtu se kjo reflekton edhe në Shtetet e Bashkuara.

Një mik i familjes në Sevnica, qytet me rreth 5 mijë banor, thotë se babai i saj Viktor Knavs, ishte pak a shumë si Trump-njeri ambicioz, biznesmen i mirë, gjithmonë i angazhuar për të përmirësuar jetën e tij përtej fitimeve nga shitja e makinave në një kompani shtetërore.

Nëna e saj, Amalija, ishte modele në fabrikën e veshjeve për fëmijë.

Melania u takua me Donald Trump në një ngjarje të modës në Nju Jork në vitin 1998, për t’u martuar në vitin 2005.

/Ora News/

 

Email

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter