“11 vite burg, pasi nuk kisha dokument zyrtar se nuk isha vëllai”

“11 vite burg, pasi nuk kisha dokument zyrtar se nuk isha vëllai”

0
SHPËRNDAJE

22/01/2017 – 8:51 Nga: Saimir Lleshi

Email

Një burrë është liruar nga qelia pasi kaloi pothuajse 11 vjet në burg për një vrasje të kryer nga vëllai i tij.

“Faji” i vetëm i burrit ishte se nuk kishte asnjë dokument zyrtar që mund të provonte se ai ishte kriminel.

Bala Singh nga qyteti Bijnor i shtetit Uttar Pradesh të Indisë u lirua të premten në mëngjes nga burgu.

“Kam humbur një dekadë të rinisë sime në burg vetëm për shkak se unë nuk kam ndonjë dokument zyrtar për të provuar se nuk jam vëllai im”, tha Bala, tani 43 vjeç.

Makthi i burrit filloi në vitin 2001, kur vëllai i tij, Pappu thuhet se u përfshi në një vrasje së bashku me tre persona të tjerë. Policia arrestoi tre personat, por nuk arriti të kapte Pappu-n.

Në prill të vitit 2006, policia arrestoi vëllain e tij, me pretendimin se ishte Pappu dhe burri ka qenë në burg që prej atëherë. Dhjetë vjet pas arrestimit, policia kuptoi gabimin e bërë.

“Ne nuk kemi pasur më parë shenjat e gishtave të Pappu. Vitin e kaluar i dërguam bashkë me shenjat e gishtave të Bala-së në një laborator të mjekësisë ligjore në qytetin Lucknow, për të parë nëse vërtetë ishin dy njerëz të ndryshëm. Laboratori ka provuar se Bala nuk është Pappu”, ka thënë një inspektor i burgut.

/Ora News/

 

Email

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter